Apliko për një nga bursat tona

McCain Institute Outpost Albania synon të promovojë programin e trajnimit "Lidershpi i Udhëhequr nga Karakteri" në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo në komunitetet shqiptare në mbarë botën.

Për këtë, kemi hapur një konkurs për të identifikuar 60 kandidatë të cilët kanë pasionin për të ndërmarrë rrugëtimin drejt lidershipit të udhëhequr nga karakteri, vlerat dhe etika, për t'i shërbyer një kauze më të madhe se vetja, në një botë që po bëhet gjithmonë e më komplekse.

60 bursat e vendosura në dispozicion përbëhen nga pagesat plota apo të pjesshme të tarifave të regjistrimit për programet tona të trajnimit. 

Më saktësisht ato janë të strukturuara në 15 bursa Gold (mbulim 100%); 20 bursa Silver (mbulim 50%); 25 bursa Bronze (mbulim 30%). 

60 kandidatët më të mirë do të përzgjidhen nga një juri, e cila do të vlerësojë përpunimin e temave të aplikantëve.

Për të përgatitur një aplikim sa më të mirë, ju sugjerojmë të njiheni edhe me përmbajtjen e Mini-Kursit të trajnimit të cilin mund ta merrni tek faqja jonë: HOME Page.

Aplikimet janë të hapura deri më Shkurt 2021.


ShënimTarifa e regjistrimit, e cila mbulohet pjesërisht apo plotësisht nga këto bursa, nuk përbën vlerën reale të programit të trajnimit, i cili financohet kryesisht nga grante të lëshuara nga McCain Institute for International Leadership, organizatë e regjistruar në SHBA.