Niveli elitar i programit tonë

Pasi të jesh certifikuar në Nivelin e Ndërmjetëm, ti do të ftohesh automatikisht të aplikosh për t'u bërë pjesë e nivelit të avancuar. Edhe këtu, aplikantët më të mirë do të përzgjidhen nga një juri.

Trajnimi për këtë nivel do të organizohet në grupe të vogla pjesëmarrësish të përzgjedhur.

Programi i do të zhvillohet  dy forma, online ose në klasë, sipas dëshirës së aplikantit.

  • Kohëzgjatja: 10 orë

    Programi i trajnimit për këtë nivel zgjat 10 orë dhe zhvillohet në 5 ditë, nga 2 orë çdo ditë.

  • Data

    Ky program përsëritet çdo 3 muaj. Datat përkatëse do t'u komunikohen aplikantëve të përzgjedhur dhe ata do të vendosin në cilat data preferojnë t'a zhvillojnë trajnimin.

  • Certifikata

    Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën e lidershipit “Advanced Level” të akredituar nga dy institucione të njohura në rang ndërkombëtar, si Arizona State University dhe McCain Institute for International Leadership.