Niveli i NDËRMJETËM
Këtu përgatitet brezi që do t'i shërbejë kauzave më të mëdha se vetvetja.
Pasi të kesh përfunduar nivelin BAZIK online, i cili merr rreth 2 orë kohë për t'u përfunduar, mund të regjistrohesh në nivelin e ndërmjetëm.
Programi i trajnimit për këtë nivel do të zhvillohet në auditor, pranë Universitetit Luarasi, i cili gjendet në rrugën e Elbasanit, afër ambasadës së SHBA.
Përveçse me lektorët tanë, trajnimi do të zhvillohet edhe me të ftuar të ndryshëm, liderë nga fusha të ndryshme, të cilët do të na sjellin perspektivën e tyre në lidhje me temat tona të trajnimit.